May 19, 2024
Maqedoni

Analistja maqedonase kritikon Albin Kurtin: Po sillet si “mbret” në Maqedoni!

Analistja maqedonase Ana Panovska në kolumën e saj të fundit në “Fokus” shkruan me tone kritike për përkrahjen publike që kryemiistri kosovar Albin Kurti po ia jep opoziës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Panovskës, opozita gëzon mbështetje publike, por edhe “logjistikë”, nga kryeministri i Kosovës Kurti, diçka që vlerëson se “në parim errëson dhe në njëfarë mënyre e bën të rrezikshme politikën e opozitës”.

“Kurti është ende një libër i pahapur. Nuk pëlqehet në Shqipëri, të paktën jo nga kryeministri Edi Rama, me Vuçiçin shihen përmes nishanit, filloi t’i drejton me gisht amerikanëve, këtu po ecë me “suitën” e opozitës sonë shqiptare si “mbret”, duke mos përmendur emrin e vendit në tokën e të cilit shkelë”, shkruan Panovska.

Sipas saj, në këtë periudhë parazgjedhore, vendi ka nevojë më së paku “për një ndërhyrje të tillë nga jashtë”./Zhurnal