May 20, 2024
Maqedoni

E revoltuar nëna e një nxënësi shkatërron gjësende në një shkollë në Tetovë

Dje (14 shkurt) rreth orës 13:15, zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë kanë arrestuar 39-vjeçaren D.K.Sh. nga Tetova, i cili paraprakisht ka dëmtuar disa sende në zyrën e një institucioni arsimor në Tetovë.

Jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për nënë e një nxënësi që ndjek shkollën e mesme ku ndodhi ngjarja.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të denoncuaret do të ketë padi përkatëse.