Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se me politikat e Qeverisë për rritjen e pensioneve është mundësuar një jetë më e dinjitetshme për pensionistët, krahasuar me periudhën e mëparshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Negotinë, lidhur me rritjen e pensioneve në periudhën e fundit, Mickoski theksoi se që kur ishin në opozitë kishin premtuar qartë se do të bënin gjithçka që është e mundur për të siguruar një rritje lineare prej pesë mijë denarësh për të gjithë pensionistët.

“Ne shkuam një hap më tej, siguruam rritje lineare prej shtatë mijë denarësh”, tha Mickoski, duke shtuar se LSDM dhe persona të afërt me partinë janë përpjekur ta kontestojnë këtë para Gjykatës Kushtetuese dhe të shqyrtojnë kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

“Por ajo që është e rëndësishme për ne është se për një grup të madh qytetarësh tanë – pensionistë – me këtë rritje, do të thosha modeste, prej shtatë mijë denarësh, në një familje ku ka dy pensionistë, kjo do të thotë 14 mijë denarë më shumë. Sado pak, arritëm ta bëjmë më të dinjitetshëm jetën e tyre, krahasuar me atë që ishte më parë”, tha Mickoski.

" "

Kryeministri deklaroi se më herët pensionet rriteshin me dhjetë, 15, 20 denarë, ndërsa tani, siç tha, me këto shtatë mijë denarë për pensionist, kanë arritur të zbusin sadopak sfidat me të cilat përballet kjo kategori qytetarësh.

sqShqip