Kryeministri Hristijan Mickoski priti në takim kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lejen, e cila zhvilloi vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përmes një njoftimi Qeveria thekson se në takim është diskutuar për perspektivën evropiane, progresin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin dixhital. Sipas njoftimit, kryeministri Mickoski ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit, përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Mickoski në takim ka theksuar se vendi pret nga Bashkimi Evropian përkushtim të qartë dhe konkret, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët, të cilët me dekada mbeten të përkushtuar ndaj vlerave evropiane. Në axhendën e kryetares së Komisionit Evropian ishte edhe takimi me presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe kreun e Kuvendit Afrim Gashi. /Alsat.mk

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow
sqShqip