April 29, 2024
Maqedoni

Mickoski premton 1 miliard euro investime

VMRO-DPMNE vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro në vit. Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave.
“Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e fundit ka zhytur gjithçka që ndoshta në fillim të viteve ’90 ishte shpresë se më në fund kemi shtet tonë sovran dhe të pavarur”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE- së.