Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme.
“Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. Paratë nuk mund të shpenzohen spontanisht dhe buxheti nuk mund të thithet dhe mjelet përmes faturave të rreme. Kur bëhet fjalë për ndihmën sociale, ka shumë raste ku ndihma sociale, dhe ne tashmë po i analizojmë, merret për disa arsye. Kemi përfitues të ndihmës sociale që marrin NMG, (ndihmë minimale të garantuar), por edhe ndihmë tjetër deri në 60-65 mijë denarë në muaj, për disa arsye që ata marrin. Kjo është vjedhje, kjo është e paligjshme. Po, ne do ta pastrojmë dhe filtrojmë listën e përfituesve të ndihmës minimale të garantuar sepse ne kujdesemi për shtetin dhe ne kujdesemi për të ardhmen e shtetit”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht gjendjes së keqe dhe kaosit në të cilin u gjend vendi pas marrjes së detyrës, është arritur konsolidim dhe rezultatet më të larta ekonomike në Evropë tashmë po regjistrohen sipas BPV-së.
“Mund ta fshehim të gjithë këtë nën qilim, të ndajmë sa të mbledhim dhe ta fusim shtetin në borxh, por a është kjo përgjegjëse për brezat pas nesh? Jo, duhet ta konsolidojmë, e kemi konsoliduar. Më lejoni t’ju kujtoj se kur filluam, nuk kishim shtet, nuk kishim sistem, gjithçka u shkatërrua. Në një vit e gjysmë, po konsolidohemi, po shënojmë rezultate ekonomike që janë më të lartat në Evropë, për BPV-në tonë, le të kuptohemi, të mos keqkuptohemi. Tani që i kemi të gjitha këto në mendje, këto sfida janë logjike, nuk është diçka e palogjikshme, por duhet të ketë rend dhe disiplinë”, theksoi Mickoski.

