Që kur u zgjodhëm si Qeveri deri tani, kemi rregulluar marrëdhëniet me kolegët tanë në pjesën më të madhe. Kur them “në pjesën më të madhe”, kjo është 95 për qind dhe më shumë, përmes Marrëveshjeve kolektive të cilat kanë afat për realizim deri në vitin 2028, ka thënë kryeministri, Hristijan Mickoski në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social.
Mickoski theksoi se ndryshe nga më parë, kjo Qeveri sillet me përgjegjësi dhe merr obligime vetëm për realizim brenda mandatit deri në vitin 2028.
“Veprojmë me përgjegjësi. Përgjegjësi në kuadër të mandatit të cilin na e kanë dhënë qytetarët, nuk marrim përsipër obligime siç ka qenë rasti në të kaluarën për periudhën pas vitit 2028, pra pas mandatit të kësaj qeverie. Thjesht duam të jemi një qeveri përgjegjëse. Fatkeqësisht, një qeveri që do të duhet të zgjidhë të gjitha problemet e trashëguara nga e kaluara, për shkak të menaxhimit jo profesional, të pakujdesshëm dhe të dobët, fillimisht me resurset qeveritare dhe pastaj me krijimin e politikave në nivel shtetëror”, ka thënë ai.
Mickoski shtoi se gjatë periudhës së kaluar është arritur marrëveshje me sindikatat SPOGJ dhe Sindikata e Administratës dhe e Shërbimit Shtetëror të Maqedonisë (SADU) për paga më të larta të administratës, duke theksuar se në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe organizata të tjera sindikatash që nuk ishin pjesë e negociatave fillestare.
Sa i përket parametrave të tjerë, qëndrimi ynë është i qartë për publikun dhe këtu nuk kemi asnjë dilemë. E fundit që duhej të mbyllnim, për të thënë në mënyrë të kushtëzuar një çështje të hapur, ishte marrëveshja që nënshkruam me sindikatat e SPOGJ-së dhe Sindikatën e Administratës dhe e Shërbimit Shtetëror të Maqedonisë (SADU) dhe këtë e përfunduam. Aty u shtuan edhe sindikata të tjera që fillimisht nuk ishin pjesë e negociatave, por dëshironim të kishim një përfshirje sa më të madhe dhe me këtë e mbyllëm atë çështje të hapur, e cila rinte në ajër edhe në disa seanca të Këshillit Ekonomik-Social”, ka thënë Mickoski.
Ai informoi se në mbledhjen e sotme është informacioni për nivelin e pagës minimale e cila do të jetë në vitin 2026 sipas ligjit, duke theksuar se pret që ky informacion të miratohet nesër në mbledhjen e qeverisë.
“Sot në rend të ditës është informacioni për nivelin e pagës minimale, që do të jetë në vitin 2026 sipas ligjit. Pres që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ta miratojmë si Qeveri dhe pastaj, natyrisht, nga prilli të fillojë pagesa sipas nivelit të pagës minimale për marsin,” theksoi Mickoski dhe shtoi se pret që dialogu bipartit ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve të vazhdojë dhe të intensifikohet në të ardhmen.
“Presim që dialogu bipartit ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve të vazhdojë dhe të intensifikohet. Ne si qeveri gjithmonë jemi në dispozicion për të ndihmuar brenda mundësive dhe kompetencave tona. Çdo gjë që është brenda institucioneve, dialogu institucional duhet të inkurajohet, sepse vetëm kështu mund të arrihet një zgjidhje konstruktive. Mekanizma jashtë institucional gjithmonë ekzistojnë, Maqedonia është shtet demokratik, por vlerësoj që përvoja tregon se gjithçka që është brenda institucioneve sjell zgjidhje. Dhe gjithçka jashtë institucioneve, mendoj se jo vetëm që nuk sjell zgjidhje, por absolutisht polarizon situatën”, është decid Mickoski.

