Mickoski: Pa VMRO-DPMNE-në nuk ka ndryshime kushtetuese
Nuk do të ketë vullnet politik deri sa unë të udhëheq Qeverinë dhe sa të jem kryetar i VMRO-DPMNE-së. Pa VMRO-DPMNE-në nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ashtu siç janë konceptuar, nuk do të ketë derisa unë ta udhëheq Qeverinë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se deri ku është procesi me futjen e bullgarëve në Kushtetutë si një nga kushtet në Kornizën Negociative për vazhdimi i negociatave me BE-në.
Mickoski tha se ai nuk është “aventurist apo ekzibicionist”.
“Po shkel në një dërrasë të fortë. Nëse marr ndonjë vendim, dua që të nënkuptojë fundin e një procesi, jo vetëm fillimin. Kur dikush në Bruksel të jetë gati të flasë me mua për përfundimin e procesit, atëherë edhe unë do të jem gati.
Kryeparlamentari Gashi ka dhënë një deklaratë shumë të mençur, sepse për dallim nga disa individë, ai është i vetëdijshëm për realitetin këtu se pa VMRO-DPMNE nuk ka ndryshime kushtetuese”, shtoi kryeministri në konferencën e fundit për media në Qeveri për vitin 2024.