-Nuk po mendojmë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Po përgatisim një plan për të gjetur një formulë që ta ulim çmimin ose të paktën të rrisim tarifën e lirë, ndryshe nga shumica e vendeve në Evropë që planifikojnë ta rrisin çmimin e energjisë elektrike, deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kryeministri tha se Maqedonia po përballet me sukses me sfidat që ndikojnë në çmimet e energjisë, përfshirë krizën në Gjirin Persik dhe situatën aktuale me nivelin e lumit Danub.
Ai theksoi se politika e Qeverisë nuk është “të krijojë panik”, por të punojë qetë dhe me hapa të vegjël që sjellin rezultate dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Rezervuarët tanë në këtë moment, në fund të sezonit të ujitjes, janë rreth 70 për qind të mbushur dhe kemi pothuajse 500 gigavat-orë energji elektrike të akumuluar. Kjo është plotësisht e mjaftueshme që të ndihemi të sigurt dhe të mos kemi sfida në furnizimin me energji elektrike për qytetarët dhe industrinë”, tha Mickoski.

sqShqip