Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë në nivel të lartë, ndërsa Shkupi do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjithë fqinjët. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen në Tiranë, percjell tvm2, transmeton Zyrtare.net

Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të vendeve tjera dhe fokusi mbetet tek ndërtimi i një shteti stabil dhe prosperues.

Ne si shtet asnjëherë nuk jemi përzier në punët e brendshme të vendeve tjera. Duam me fqinjët tanë të ndërtojmë marrëdhënie të mira. Për ne është e rëndësishme të krijojmë një shoqëri dhe një shtet prosperues, ku ata që janë larguar jashtë vendit të kenë arsye të kthehen dhe këtu ta ndërtojnë të ardhmen e tyre”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Kryeministri foli edhe për funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Bllatë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila është me rëndësi të veçantë për banorët e rajonit të Dibrës.
Ai tha se me Ministrinë e Punëve të Brendshme po punojnë për tejkalimin e disa pengesave teknike.

" "

“Ka disa sfida të natyrës teknike që duhet të tejkalohen. Pres që shumë shpejt të zgjidhen dhe kalimi të mund të përdoret 24 orë”, u shpreh Mickoski. Pika kufitare Bllatë aktualish funksionon, por kërkesa e banorëve dhe biznese të rajonit të Dibrës është që ajo të jetë e hapur 24 orë. Përveç kësaj qytetarët kërkojn edhe lehtësimin e procedurave kufitar, me qëllim që në të ardhmen edhe kjo pikë kufitare të ofrojë kontrrolle më të shpejta dhe efikase sipas modelit të One Stop Shop.

sqShqip