Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale, por do të jenë një vendim se çfarë Maqedonie duam të kemi, çfarë shteti duam të ndërtojmë dhe çfarë porosi do t’u dërgohen atyre që shkatërrojnë, në vend që të ndërtojnë. E di që në atë betejë do të fitojmë, Maqedonia do të fitojë, tha mbrëmë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski në tubimin qendror në Shkup.

Sot, tha ai, qëndron modest dhe i sinqertë si në fillim të rolit të tij, duke thënë se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët dhe se së bashku do të fitojnë për fëmijët e Maqedonisë.

“Shkojmë së bashku drejt fitores. Sepse këto zgjedhje janë një vendim se çfarë Maqedonie do të fitojë. Ka nga ata që jetojnë nga atdheu, dhe ne – populli – që jetojmë për atdheun. Sa do që të jetë një klikë e ngushtë dhe e vogël – e cila ka krijuar të gjitha koalicionet dhe lidhjet imorale – është e gatshme të bëjë gjithçka për të ardhur në pushtet, sonte të gjithë ata dhe të gjithë shërbëtorët e tyre, që duan ta mbajnë Maqedoninë të shantazhuar, të gjunjëzuar dhe të poshtëruar, po marrin përgjigjen. Dhe përgjigja jeni ju – populli i Maqedonisë. Le të mos e mashtrojmë veten se këto janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale, këto janë zgjedhje për betejë përfundimtare për atë se çfarë shteti duam. Këto janë zgjedhje për atë se çfarë mesazhi u dërgojmë të gjithë atyre që shkatërruan në vend që të ndërtonin, bënë shfaqje në vend që të mbrojnë. I larguam nga pushteti, por tani duhet t’i mposhtim dhe t’i dërgojmë në pension. Dhe kur ju shoh në këtë numër, sa lumenj njerëzish kanë vërshuar nëpër rrugë në këtë sallë të mbushur me njerëz – është e qartë: Do të fitojmë. Do të fitojmë të gjithë së bashku. Maqedonia do të fitojë”, ka thënë Mickoski.

Ai u dërgoi porosi kundërshtarëve politikë dhe siç tha ai, koalicioneve të tyre të fshehta se do të mposhten. Do të mposhtet edhe koalicioni i parë i BDI-së dhe së Majtës, ashtu si edhe koalicioni i LSDM-së me një kandidat për kryetar të komunës së Shkupit, dhe populli në këto zgjedhje do t’u japë fundin.

sqShqip