Kryeministri Hristijan Mickoski foli lidhur me ligjin e ri për lojërat e fatit, duke theksuar se po vendoset rendi dhe disiplina në lojërat e fatit dhe se vendi nuk mund t’i ngjajë Las Vegasit. Ai beson se nuk do të ketë organizime të paligjshme me lojëra fati, e as që do të mbyllen vende pune, transmeton Lideri.mk.

– Kemi ndjesinë se vendi po i ngjan ngadalë por me siguri Las Vegasit. Në çdo hap pamë dyqane në të cilat reklamohen këto lojëra me tabela të ndritshme neoni, dhe disi është bë rregull, pranë tyre të ketë një zyrë për kredi të shpejta, dhe pranë tyre keni një dyqan për hipoteka. Është disi një sistem që duhet ta rregullojmë dhe është një sistem që për fat të keq është shkaku i shumë fatkeqësive familjare dhe njerëzore. Ky ligj rregullon këtë aktivitet. Nuk do të ketë më reklama të tilla që tërheqin vëmendjen. Në disa vende, madje edhe lagje të tëra kishin disa kazino të tilla. Jemi të vetëdijshëm për pasojat, ndoshta edhe për efektin fiskal, por ne e vlerësojmë që ky ligj duhet të vendosë rendin dhe disiplinën në lojërat e fatit dhe se shteti nuk mund t’i ngjajë Las Vegasit – deklaroi Mickoski.

Lidhur me Shoqatën e Lojërave të Fatit, Kryeministri, i cili ishte sot në Vinicë, thotë se nuk pajtohet me konstatimin se ligji është miratuar në mënyrë jotransparente. Poashtu nuk mendon se do të ketë organizime ilegale të lojërave të fatit dhe se do të humbasin vende pune./Lideri

sqShqip