Mickoski: Investim prej 350 milionë eurove do të jetë nga një vend i fuqishëm evropian, do të prodhohen bateri
Në fazën përfundimtare janë negociatat me një kompani që do të investojë 350-360 milionë euro në prodhimin e baterive në vend, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Kompania, thotë ai, është nga një shtet anëtar shumë i fuqishëm i BE-së. Përveç kësaj, Mickoski paralajmëron se ky vit do të jetë me cilësi të jashtëzakonshme në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja.
“Mund të them se jemi në negociata përfundimtare me një kompani që vjen nga një shtet anëtar i fuqishëm i Bashkimit Evropian, me të cilin po negociojmë një investim prej 350-360 milionë euro në fushën e teknologjisë së avancuar, gjegjësisht fushën e prodhimit të baterive, diçka që realisht paraqet të ardhmen jo vetëm në Evropë, por kudo në botë”, thotë Mickoski në një intervistë për MIA-n.
Ai thotë se gjatë këtij muaji një tjetër investitor, i cili ka një peshë të madhe në eksporte, duhet të vendos nëse do të zgjerojë investimin e tij në vend.
“Kemi edhe investimin e një investitori ekzistues shumë cilësor me pjesëmarrje të madhe në eksporte, i cili në janar duhet të vendos nëse do ta zgjerojë investimin e tij këtu dhe kjo do të thotë shumë për ekonominë maqedonase. Jemi në raundin e fundit, në raundin më të ngushtë si shtet së bashku me një nga shtetet federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do ta them se është shteti i Pensilvanisë. Pra, Pensilvania dhe Maqedonia janë në rrethin më të ngushtë për këtë investim. Ne punojmë çdo ditë për këtë plan”, shton ai.
Mickoski thotë se në modelin e tërheqjes ndryshon pjesa e dispozitave ligjore, stimulimi, gjegjësisht përkrahja e investimeve të huaja, por nuk do të jetë dramatikisht ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë, por thjesht, siç sqaron ai, po mundohen për të diversifikuar atë portofol investimi në degë që kanë vlerë të shtuar të lartë.
“Por ajo që është e rëndësishme dhe çfarë duhet të jetë sfidë për ne se ku e shohim ekonominë e vendit në këtë segment pas 10, 15, 20 vitesh, pasi kjo mënyrë e tërheqjes së investimeve të huaja e cila ka filluar para, do të thoja ndoshta 20 vitesh tashmë dhe po i shterron mundësitë e saj, po arrin kulmin, do të thosha majat, dhe tani duhet të shohim se si do ta diversifikonim gjithë këtë, portofolin e plotë në të ardhmen dhe ku e shohim ekonominë maqedonase në të ardhmen në pjesën e investimeve të huaja direkte”, thotë Mickoski.
Prej se ka marrë pozitën e kryeministrit, Mickoski me këtë sot, ka prezantuar gjithsej pesë invetime.
Me 10 dhjetor u nënshkrua marrëveshj3 për një investim të ri prej së paku shtatë milionë eurosh, me të paktën 200 vende pune në vend me kompaninë zvicerane “DM Bau International”, prodhuese e objekteve modulare me mbi 100 vjet histori.
Më 3 shtator, ai tha se është vendosur gurthemelit i një kompanie që vjen nga Gjermania, ku do të prodhohen bateri litiumi. Ai informoi se investimi është afërsisht 60 deri në 65 milionë euro, diku rreth 700 vende të reja pune dhe se do të prodhohen bateri litiumi.
Më 9 korrik u paralajmërua se Vabptek-u amerikan do të investojë 35 milionë euro në Maqedoninë e Veriut. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore.
Më 5 korrik, u njoftua se kompanitë gjermane EPSOTECH e cila në partneritet me kompaninë belge AIM do të investojë në ndërtimin e një fabrike të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro. Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një vit do të hapen 110 vende të reja pune.
Më 25 qershor 2024, Alcazar Energy Partners, investitori kryesor në burimet e rinovueshme të energjisë në tregjet në zhvillim, njoftoi fillimin e investimit të parkut më të madh të erës në Maqedoninë e Veriut me kapacitet deri në 400 MW.
Projekti i parë më i madh i kësaj natyre u premtua nga kompania gjermane WPD, e cila planifikonte të ndërtojë një elektranë me turbinë ere prej 415 megavat në drejtimin Kumanovë – Nagoriçani i Vjetër– Kriva Pallankë në vlerë prej rreth 500 milion euro. Ky invetim gjerman konsiderohej më i madhi në Maqedoninë e Veriut dhe investimi i parë më i madh në segmentin e energjisë së gjelbër të vendit që nga pavarësia e tij në vitin 1991. Megjithatë ky partnetitet mbeti i pa zyrtarizuar me ndonjë ligj të veçantë, e as nuk u nënshkrua ndonjë kontratë.