October 15, 2024
Maqedoni

Kush është biznesmeni shqiptar nga Maqedonia që ndërtoi centralin më të madh solar në Ballkan me vlerë 40 milionë euro (Emri)

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim në hapjen solemne të centralit fotovoltaik “FEC Novac”, një investim i ri vendor, në komunën e Novacit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se kjo kompani ka një hapësirë prej 57 hektarë dhe do të prodhojë energji prej 85 mijë megavat për orë brenda një vitit.

Parashikimet thonë se me këtë energji të prodhuar do të furnizohen 30 mijë familje.

“Dua ta uroj kompaninë “MEY energy” për investimin e ri më të madh në centralen fotovoltaike në Ballkan i cili gjendet në Novaci me hapësirë prej 57 hektarë. Ka kapacitet prej 55 megavat dhe për një vit parashihet të prodhojë 85 mijë megavat/h energji elektrike, që paraqet energji elektrike të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e 30 mijë familjeve në shtet. Ne jo rastësish na quajnë vend të diellit – sepse jemi vend i diellit. Isha ndër të parët që fola për prodhim të energjisë elektrike dhe kalova shumë kohë në hulumtime dhe mësim dhe ajo çfarë mund të ju them tani, është kjo – 85 mijë megavat për orë energji elekrike. Unë jam i bindur se kjo centrale fotovoltaike do të japë 20 – 25% më shumë energji eleltrike pasi energjia diellore në vendin tonë është më e mira në botë”, tha Kovaçevski.

Edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW.

Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë.

“Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit.

Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër, dikush edhe përqeshte kur u promovua agjenda e gjelbër, sot flasim për mbi 50% të energjisë solare nga ajo që është parashikuar të realizohet deri në vitin 2040, këto janë rezultate konkrete dhe do të doja edhe një herë të uroj investuesit”, theksoi Bekteshi, transmeton Lideri.mk.

Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove.
Në promovimin solemn morën pjesë edhe liderët e Frontit opozitar shqiptar, sepse bëhet fjalë për investim të biznesmenit shqiptar, Shefqet Demiri.
“Centrali më i madh fotovoltaik në Ballkan e që gjenedet në Novaci, sot edhe zyrtarisht filloi të funksionojë. Ndërsa ishte nderë që bashkë me liderët frontit opozitar shqiptarë-krytetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami e kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, por edhe me kryetarin e Çairit Visar Ganiun, e nënkryetarin e Lëvizjes Besa, Fatmir Limanin, morëm pjesë në promovimin e këtij centrali fotovoltaik me fuqi prej 55 megavatë.
Mbi të gjitha për këtë investim përgëzoj mikun e nderuar, afaristin Shefqet Demiri që është përcaktuar për një investim të tillë që parashihet të plotësojë nevojat vjetore për energji elektrike të mijëra familjeve.
Sheki dhe kompania që drejton ATS Group
gjithmonë kanë bërë më të mirën në fushën e afarizmit dhe sigurt po vazhdojnë në këtë drejtim”, ka njoftuar lideri i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti./Lideri.mk