Sot në Luboten qëndroi kryeministri Hristijan Mickoski, njëri nga liderët e VLEN, Zeqirja Ibrahimi, kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ministri i transportit Aleksandar Nikollovski dhe zv/ministrja Kaltrina Zekolli.
“ Sot pata kënaqësinë ta vizitoj fshatin tim të lindjes, Lubotenin, ku së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, dhe bartësin e listës së këshilltarëve të VLEN-it për Butel, Behar Rexhepi, e promovuam projektin e ujësjellësit.
Ky projekt jetik do ta zgjidhë përfundimisht problemin shumëvjeçar të furnizimit me ujë në këtë fshat. Qeveria tashmë ka ndarë mjetet e nevojshme për realizimin e tij dhe ky është vetëm një nga shembujt konkretë të përkushtimit tonë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Angazhimi ynë në qeveri është i qartë: të zgjidhim problemet e trashëguara nga pushteti i kaluar i korruptuar dhe të sjellim ndryshim të vërtetë për çdo vendbanim shqiptar!”, deklaroi me këtë rast Ibrahimi.
“Le të jenë të hajrit këto punë, përveç ujësjellësit po ndërtojmë edhe rrugën 1 dhe 2 në fshat. Po krijojmë kushte më të mira për jetë”, ka thënë kryetari i komunës, Kostovski.
“Urime Luboten! Ata që nuk besuan kur ne premtuam, sot le t’ju besohet. Ne bëjmë punë dhe zgjidhje për gjenerata dhe fëmijet tanë”, deklaroi aktivisti nga ky fshat, Rasim Murati.
Mickoski, Ibrahimi, Nikollovski, Zekolli dhe Kostovski janë mirëpritur nga banorë të shumtë të fshatit që i kanë shërbyer mes tjerash edhe me çaj.