Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristija Mickoski, sot tha se përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare me pjesmarrjen e tyre në protestën e djeshme në Shkup të studentëve të juridikut për çështjen e provimit të jurisprudencës, sikur po tentojnë që të destabilizojnë vendin.
Ai tha sot pjesmarrja e funksionerëve të lartë e aktivistëve politik shqiptarë i kanë dhënë edhe një “konotacion politik” protestës.
“Ne i kemi informuar aleatët tanë në NATO si dhe brenda Bashkimit Evropian për përpjekjen e opozitës për të krijuar destabilizim në një mënyrë të caktuar. Mendoj se kjo nuk ka marrë miratimin e përfaqësuesve të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai kur u pyet për protestën e djeshme në kryeqytet.

