Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në një deklaratë për mediat njoftoi gjithsej 17 investime me vlerë rreth 650 milionë euro që duhet të krijojnë deri në 5,000 vende të reja pune, të cilat kanë filluar, janë duke u zbatuar ose janë në fazën e negociatave.

“Lufta ime është të sjellim kapital të freskët. Dhe kur të vijë momenti që duhet të bëjë dallimin midis nesh dhe atyre nga LSDM dhe BDI, është fakti që jam shumë i kënaqur të njoftoj se investimet që ose kanë filluar, janë duke u zbatuar ose janë në fazën e negociatave për ndihmë shtetërore, dhe janë pjesë e portofolit të zonave ekonomike arrijnë në rreth 650 milionë euro, këto janë 17 investime që duhet të krijojnë deri në 5,000 vende të reja pune. Kjo është lufta jonë”, theksoi Mickoski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, theksoi gjithashtu “dallimin e qartë” midis politikave ekonomike të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, me të cilat në gjashtë tremujorët e parë rritja reale ishte 3.5%, ndryshe nga politikat dhe qeveria e LSDM-së, e cila në gjashtë tremujorët e parë rritja reale ishte modeste prej 2 për qind.

“Ky është ndryshimi midis kësaj qeverie dhe qeverisë së udhëhequr nga LSDM. Në 28 tremujorë, qeverisje LSDM – BDI, kemi një rritje reale të ekonomisë prej 2%. Në gjashtë tremujorët e parë të emërimit të tyre, pra zgjedhjes si qeveri, dhe edhe nëse them emërim, nuk do të gabohem sepse e dini se si u oktruuan, pastaj si qeveri pas inxhinieringut politik që ndodhi në vitin 2017. Në gjashtë tremujorët e parë ata patën një rritje prej 2%, në gjashtë tremujorët e parë të kësaj qeverie, rritja mesatare e ekonomisë maqedonase, rritja reale është 3.5%, pothuajse dyfish më shumë”, tha Mickoski.

Ai thotë se këto janë numra dhe se ky është ndryshimi që e bën këtë qeveri shumë të ndryshme nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së.

“Ky është dallimi midis nesh, ndërsa ata gënjejnë, përhapin panik dhe përpiqen të abuzojnë me ndjenjat e njerëzve dhe luajnë me krijimin e emocioneve, ne punojmë dhe përpiqemi sa më shumë që të mundemi ta bëjmë më mirë për qytetarët”, shtoi Mickoski.

sqShqip