Kryeministri Hristijan Mickoski i ka quajtur sot patrotizëm të rremë, veprimet dhe komentimet e Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj qeverisë aktuale.

Ai sot tha se “kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave.

Mickoski tha se BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe i porositi ata të mos shpresojnë për këtë.

“Ata po luajnë në kartën e kujtesës së shkurtër. Kështu nuk shkon. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu zgjedhin mes një koncepti që për 20 vjet e ka shkatërruar Maqedoninë dhe nuk ka asnjë lidhje me të drejtat dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,” ka thënë Mickoski.

" "

Mickoski tha se kjo qeveri do të jetë fituese edhe në zgjedhjet lokale, pasi ka fituar në zgjedhjet parlamentare 600 mijë vota.

sqShqip