April 28, 2024
Maqedoni

Mickoski: BDI-LSDM do të pësojnë debakël në zgjedhje lokale

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme mohoi kategorikisht shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat. Mickoski tha se partitë në pushtet janë të frikësuara nga rezultati i procesit zgjedhor.

“Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike, që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë do të hapet rrugë për shumicë të re parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.