Lajmet e reja

Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik me Kosovën do të arrijë 500 milionë euro (Video)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Miskocki, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Kurti, tha se motivi kryesor për nënshkrimin e memorandumeve dhe protokolleve ishte ai ekonomik, për një jetë më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Mickoski qartësoi se marrëveshjet ishin të karakterit ekonomik, për energjetikë, për zhvillimin e bashkëpunimit, për shkëmbimin e energjetikës GAS, për pikat e kalimit e përbashkëta kufitare, si dhe arsimi dhe bashkëpunimi në këtë fushë.

“Është koha të flasim për ardhmërinë në vend që të flasim për të kaluarën. Qytetarët kanë probleme të përbashkëta dhe prandaj do të kemi zgjidhje të përbashkëta. Kemi vlera të përbashkët, që i ndajmë dhe i ndërtojmë”, tha Mickoski, teksa falënderoi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga kryeministri Kurti.

Mickoski shtoi se pret që vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të shënojë rritje, transmeton Lideri.mk.

“Pres që vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të arrijë 500 milionë euro, duke përfshi edhe shkëmbimin tregtar”, theksoi Mickoski, duke shprehu poashtu kënaqësinë e tij që së shpejti në vendkalimet kufitare mes dy vendeve do të ketë vetëm nga një, e jo nga dy pika kontrolli.

Lidhur me pyetjen për çështjet etnike, Mickoski tha se këto tema i hapin politikanët, të cilët nuk kanë ide reale për nevojat e qytetarëve, të cilët nuk dinë si ta tërheqin vëmendjen dhe në këtë mënyrë, përmes ekzibicionizmit politik vendosin të animojnë publikun.

“Kjo është ajo që na lidhë, kjo është ajo që në të ardhmen duhet të jetë shtesë në cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Mickoski, teksa shtoi se fjalimet e ministrave të të dy qeverive ishin inspirative.