Kandidati për kryetar në komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, në intervistën e dhënë për Fokus, konsideron se ky koalicion do të fiton në komunat që i udhëheqë tani. Madja ai paralajmëron edhe “surpriz pozitive, tranmseton Lideri.mk, respektivisht fitore në komuna që konsiderohen si bastione të BDI-së.

“Në Çair, pres një fitore të pastër dhe bindëse në raundin e parë. Energjia në terren, mbështetja masive në tubimet tona dhe pritja pozitive e programit tonë më japin besim të plotë në këtë.

Në nivelin e koalicionit VLEN, pres një përparim serioz dhe fitore në qendrat kryesore urbane, gjë që do të konfirmojë drejtimin e ri politik që kemi hartuar. Do të kemi fitore në të gjitha komunat në të cilat kemi qeverisur deri më tani, beteja me BDI-në do të jetë në territorin e tyre. Ne po luftojmë për fitore në komunat ku BDI ka qeverisur dobët deri më tani.

Në skenarin hipotetik që përmendni, masa e vërtetë e suksesit zgjedhor nuk është vetëm në aritmetikën e thjeshtë, por në peshën politike të fitoreve. Fitorja në komunt e mëdha dhe strategjike ku jeton shumica e popullsisë dhe ku janë përqendruar sfidat më të mëdha, përfaqëson një mandat të qartë për ndryshim. Është një tregues se kush ka besimin për të udhëhequr proceset më të rëndësishme.

Një fitore në komuna si Çair, Tetova ose Struga ka rëndësi shumë më të madhe politike sesa një fitore në disa komuna më të vogla, rurale. Prandaj, për ne, cilësia e fitoreve dhe mandati i marrë nga qytetarët në zonat urbane do të jetë treguesi më i rëndësishëm i suksesit. Edhe pse fitoret në zonat rurale do të jenë fitorja më e bukur për ne, pikërisht aty ku BDI konsiderohet e pamposhtur. Prit, do të shohësh se do të ketë shumë surpriza. Surpriza pozitive”, thekson Mexhiti.

sqShqip