Sonte në zemër të Çairit, Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, shpalli të hapur shtabin zgjedhor. Mirëpo, kjo që duhej të ishte vetëm një hapje shtabi, u shndërrua në një tubim, ku një numër i madh i qytetarëve i mbushën rrugët, duke dhënë mesazhin e qartë se Çairi tashmë ka zgjedhur fitoren.

Atmosfera festive dhe entuziazmi i të pranishmëve u ndërlidh me fjalimin e Mexhitit, i cili theksoi se ai sonte nuk sheh një hapje ordinere të një shtabi zgjedhor, por që ndjen erën e fitores, sepse pikërisht nga Çairi do të fillon festa e VLEN-it.

“Unë sonte nuk shoh hapje shtabi, këtu vjen era fitore, këtu fillon fitorja e VLEN-it. Jo më larg se sot VLEN po zgjerohet, fitoret e VLEN-it janë fitore të shqiptarëve, nuk janë vetëm fitore për VLEN-in, prandaj sot VLEN-it iu bashkëngjit Lëvizja Arbëria, i përshëndes që janë sonte këtu dhe i bashkohen fitores së shqiptarëve. Në të njëjtën ditë, nga ata që i ndërrojnë emrat përditë, po largohet Arjanit Hoxha, po largohet edhe partia boshnjake, dua të përshëndes Rafet Muminoviqin, komunitetin boshnjak, komunitetin turk, komunitetet tjera që janë të Çairit sespe ne duam mandat dhe duam të punojmë për qytetarin tonë pa marrë parasysh se kujt i përket. Andaj dallimi është se unë e lë qeverinë për Çairin, kurse Bujari dëshiron të keqpërdor Çairin për të ardhur në qeveri dhe për t’i shpëtuar veprave penale që e presin. Bujari nuk është i zgjedhuri i Çairit, është i Soravisë dhe unë e pash një deklaratë qesharake të tij, tha unë nuk flas me ata sepse janë vazal! Kush është vazali këtu, ju që keni bërë qeverisjen më të keqe dhe pak ju duket qeverisja Gruevski-Ahmeti dhe në fund kur iki ju e ndihmuat që të arratiset në Budapest, më pas shkoni në pozicionin e ministrit të Jashtëm për ta takuar, për ta ndihmu, për ta rikthy në skenën politike shqiptare. Por kësaj politike shqiptare ka bij e bija që i dalin Zot, dhe nuk lejojnë matrapazë të tillë që i kanë duar e përlyera me gjakun shqiptar,” është shprehur Mexhiti.

Kandidati i VLEN-it para të pranishmëve qartësoi se beteja në Çair nuk është vetëm një betejë zgjedhore, por edhe morale. Ai vazhdoi duke rikujtuar se populli tashmë ka nisur të flasë me vepra, jo me fjalë boshe.

“Bashkë me atë që iku, ju që këtu promovuat valixhe me të cilat do të na përcillni, u përcollët vet, u paketuat vet edhe sot NE nuk kërkojmë valixhe, nuk themi se do ju largojmë, ne themi se fitorja jonë është fitore për të gjithë shqiptarët, më mirë do ta keni edhe ju sepse ne do të përkushtohemi për Çairin dhe jo Soravinë,” ka deklaruar kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti.

Mexhiti përpara qytetarëve shpalosi edhe vizionin e tij konkret për komunën, duke premtuar zgjidhje të përhershme për problemet jetike të Çairit.

“Ne duam rrugë më të mira, duam që në këtë mandat ta mbyllim njëherë e përgjithmonë çështjen e infrastrukturës nëntokësore në Çair, ju garantoj se në mandatin tjetër nuk do të flitet më për ujësjellës dhe kanalizim e rrjet atmosferik në Çair, ju garantoj se nuk do të flitet më për asfaltime. Ne kërkojmë mandat që fëmijët tonë dhe tuajit të mësojnë sikur tek çerdhja Bambi, edhe dy tjera i kemi kaluar në Qeveri në ndërkohë, një te restorant FaFa dhe një tjetër tek Ismail Qemali në Fushë Tophane,” ka thënë para të pranishmëve Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se VLEN para qytetarëve paraqitet e punë dhe jo me premtime boshe.

“Ne bëjmë punë dhe punë e lëmë ta vlerësojnë, ne nuk vijmë si më parë dhe si këto të tjerët, na jepni votën dhe ne do e bëjmë këtë apo do e bëjmë atë. Shkolla Fillore Kongresi i Manastirit veç më funksionon me një ndërrim, Jashar Beu është e dyta dhe 7 Marsi është shkolla fillore e tretë që do punojë në këtë sistem. Ju garantoj që vota e juaj do të më mundësoj dhe me përkrahjen e qeverisë që të ndërtojmë edhe dy shkolla të reja, një shkollë tek Idnina, shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme, një shkollë të re fillore përballë Penkos dhe një shkollë të re fillore në Fushë Tophanë që mos të jenë të ngarkuara si tani, pra vota e juaj do të mundëson që fëmijët e Çairit që janë mbi 8 mijë e 500, të ndahen në 11 shkolla nga 700 nxënës, të punojnë në një ndërrim, me mësim tërë ditor,” është shprehur Mexhiti.

Mexhiti para banorëve të Çairit përmendi edhe arritjet n në nivel shtetëror, që lidhen drejtpërdrejt me të ardhmen e rinisë shqiptare.

“Ne me votën tuaj në periudhë prej 1 viti arritëm që për herë të parë në historinë e këtij shteti, një qeveri ku merr pjesë VLEN të sjell vendim prej 35 milion euro për ndërtimin e kampusit studentor për universitetin “Nënë Tereza” i cili prej këtu në këmbë nuk është më larg se 3-4 minuta, që hap një perspektivë tërësisht të re për tërë rinin e Çairit. Ne arritëm që Çairi të kufizohet me katër universitete, prej një getoje siç na quajtën e siç na lanë në 3.4 kilometra katror, e barabartë me kazermën Ilinden, ne edhe këtë geto po e shndërrojmë që qytet studenti, me mijëra student, me qindra profesor përmes të cilëve është transformuar edhe Çarshia e Vjetër edhe Çairi. Ne kërkojmë votën tuaj për një Çair më të mirë, ne kërkojmë votën tuaj jo për t’i mposhtur ata sepse ata janë të mposhtur që moti, i pret reformë e thellë, prandaj edhe nuk e përdorin më termin BDI, prandaj i thonë vetes herë Fronti Evropian, herë Front Kombëtar, kjo e fundit më asocon në aleancën e korrupsionit për integrim, ju qoftë për hajr, Më edhe militantët e BDI-së e shohin BDI-në si të tjetërsuar, e shohin që vetë BDI po ikë prej BDI-së, prandaj i bëj apel çdo anëtari të BDI-së që kanë vrapuar pas saj 20 vite, mos e bëni më tepër këtë, derën e keni hapur në VLEN, derën hapur e keni në Çair, derën hapur e keni në fitoret e ardhshme të shqiptarëve sepse këtu është poenta jonë,” ka thënë Izet Mexhiti.

Sonte hapja e shtabit zgjedhor të VLEN-it në Çair nuk ishte thjesht një aktivitet zgjedhor, por një demonstrim i fuqisë popullore që synon ta transformojë komunat shqiptare në çdo aspekt. Izet Mexhiti dhe VLEN tashmë kanë dhënë provat e para dhe sonte morën edhe vulën e popullit, Çairi dhe të gjitha komunat cep më cep do të zgjedhin VLEN-in.

sqShqip