Sot në Dollogozhdë, u takuam me qytetarët që votuan për ndryshimin, e çuan drejt fitores së raundit të parë, njoftoi kryetari i sapozgjedhur i Çairit, Izet Mexhiti.

Aibshtoi se Mendi Qyra, kandidati i pavarur me mbështetjen e VLEN-it, doli i pari në Strugë, dhe tani hyn në raundin e dytë më 2 nëntor “për ta kurorëzuar fitoren qytetare”.

“Takimi ishte plot energji, mbështetje dhe besim se Struga është gati për hapin vendimtar. Më 2 nëntor, Struga voton për ndërgjegje, për zhvillim dhe për njeriun që punon për qytetin e vet.

Mendi Qyra është zëri i Strugës.
Dhe Struga, këtë herë, do të flasë fuqishëm, për fitoren e vërtetë!”, ka shkruar Mexhiti.

sqShqip