Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët, ka shkruar në rrjetet sociale njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, pas tubimit të VV në Shkup, ku ishte prezent Glauk Konjufca.

“Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: z. Bilall Kadami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.

Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!”, ka shkruar Mexhiti.

sqShqip