Sllupçani dhe Likova janë simbole të ndryshimit. Si dy flakadanë të pashuar, Sllupçani e Likova dëshmojnë që ndryshimi i shumëpritur dhe i munguar me vite po vjen tash. Pikërisht nga këtu nis edhe fitorja e koalicionit tonë.
Ndryshimi po lind nga zemra e Sllupçanit dhe Likovës, nga ku filloi dinjiteti për shqiptarët. Nga rreze lirie, këto dy vende krenare përçojnë erë ndryshimi që vlen. Nga Likova fillon ndryshimi – VLEN për Komunën tënde!
Së bashku me Bilalin, Zekën dhe Arbenin, sot qëndruam në Komunën e Likovës, në zemrën e Sllupçanit, ku takuam kandidatin e VLEN për kryetar komune, profesor Nexhmedin Sadikun. Sllupçani dhe gjithë Komuna e Likovës kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit. Sot, këto treva janë gati të bëhen edhe simbol i ndryshimit të madh që po vjen me VLEN-in!
Pikërisht këtu po nis epoka e re e fitores, një kapitull i ri për zhvillimin dhe të ardhmen tonë të përbashkët. Profesor Nexhmedin Sadiku është kandidati i duhur, një njeri me integritet, vizion dhe përkushtim. Ai do të menaxhojë me efikasitet, do të realizojë projekte konkrete dhe do të shërbejë qytetarët me ndershmëri dhe transparencë.