Sheshi Iliria sonte u mbush me energjinë e bashkimit dhe besimin e palëkundur në të ardhmen e Kosovës, deklaroi bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti pas tubimit të Vetëvendosjes në Tetovë.

“Së bashku me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, dhe kryesinë e VLEN-it, morëm pjesë në tubimin e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emër të VLEN-it, ritheksuam mbështetjen tonë dhe uruam Lëvizjen Vetëvendosje për një garë të suksesshme dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Kosovës i urojmë zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike, ndërsa qytetarëve të saj një proces zgjedhor që reflekton qartë vullnetin e tyre për drejtimin e së ardhmes së vendit”, deklaroi Mexhiti.

sqShqip