Screenshot

Screenshot
Në përballjen televizive në emisionin “Top Tema”, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, u përplas me kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani, lidhur me temën e ndërtimeve pa leje.
Gjatë debatit, Osmani foli për shtëpinë e babait të tij të ndjerë në lagjen “Seravë”, duke u përpjekur të sqarojë se ajo është ndërtuar në kushte të vështira, por Mexhiti reagoi menjëherë duke i kujtuar se nuk bëhej fjalë për atë shtëpi, por për ndërtimin luksoz në Fushë Topane.
“Nuk bëhet fjalë për shtëpinë tënde në Seravë, që është ndërtuar si e egër në komunizëm, por po flas për shtëpinë tënde në Fushë Topanë, në lagjen elitare. Me vetë faktin që nuk është ndërtuar me leje ndërtimi. Andaj, nëse do të fillosh me shembjen e ndërtimeve të egra, shtrohet pyetja: A do të fillosh nga shtëpia jote?”, tha Mexhiti.
Përplasja mes dy kandidatëve u pa si një nga momentet më të tensionuara të debatit, ku Mexhiti kërkoi që tema e legalitetit të mos përdoret për qëllime politike nga ata që vetë nuk kanë respektuar ligjin.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow
sqShqip