Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka përsëritur sfidën publike ndaj kundër kandidatit të tij nga koalicioni opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, që të dalin përballë njëri-tjetrit në debat televiziv para qytetarëve.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Mexhiti ka bërë të ditur se sot ka pranuar ftesë për debat në TV21, por Osmani sërish ka refuzuar, duke dëshmuar, sipas tij, mungesë të plotë guximi për t’u përballur me argumente dhe vizion politik.

“E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21. Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo,” ka shkruar Mexhiti.

Në reagimin e tij, Mexhiti thekson se demokracia kërkon përballje të hapur dhe debat të ndershëm, jo shmangie dhe monologje të kontrolluara. Ai e akuzon Osmanin se po i ikë vazhdimisht sfidës, ndonëse publikisht pretendon se dëshiron debat.

“Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur,” ka shkruar më tej Mexhiti.

sqShqip