BallinaMaqedoni

Mexhiti: Nuk ka revanshizëm – Mickoski: Aksionet janë zbatuar në koordinim të plotë me partnerët

Nuk bëhet fjalë për revanshizëm – pohojnë përfaqësuesit qeveritarë pasi që u bë e qartë se po udhëhiqet hetim kundër ish zv.kryeministrit të parë nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, dhe ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

“Ne parimisht jemi dakorduar dhe qëndrojmë në atë – luftë pakompromis kundër korrupsionit, e jo revanshizëm, multietnik, dhe pa parada para familjeve dhe fëmijëve të tyre”, tha Izet Mexhiti.

Kryeministri Hristijan Mickoski u kërkoi falje qytetarëve për shkak të shqetësimeve gjatë tre aksioneve në 24 orët e fundit – kundër ish funksionarëve për shkak të keqpërdorimeve në Llotari, kundër pjesëtarëve të klanit Bellanocë si dhe për shkatërrim të qelisë terroriste.

“Ne thamë se do të ketë luftë të fuqishme dhe të madhe kundër krimit dhe korrupsionit, për të cilët ekzistojnë dyshime bazë se kanë ndodhur”, tha Hristijan Mickoski.

Kryeministri shtoi se do të dalin na pah edhe shumë raste të tjera nga e kaluara.

“Të gjithë këto aksione i zbatojmë së bashku me partnerët tanë, ishim në koordinim të plotë”, deklaroi Mickoski.

Nuk ka reagim nga BDI për aksionin e fundit të MPB-së, ndërsa Grubi para 4 ditëve u tërhoq nga politika pasi u gjet në listën e zezë të SHBA-ve. Kryeministri paraprakisht disa herë në publik theksoi se çdokush që do të veprojë kundër ligjit, do të përgjigjet, pa dallim nëse bëhet fjalë për funksionar aktual ose ish funksionar. Aksioni i fundit i MPB-së dhe Prokurorisë ishte kundër ish kryesisë së TEC Manastir dhe EMV-së, për çka nga LSDM theksuan se e përkrahin çdo aksion për zbardhje të keqpërdorimeve eventuale dhe thirrën që Prokuroria dhe institucionet të veprojnë me jo selektivitet.