Çairi, si qendra historike dhe akademike e Shkupit, po përjeton një fazë të rëndësishme zhvillimi falë mbështetjes së qeverisë.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin debativ në RTVM njoftoi se gjatë 15 muajve të fundit janë investuar rreth 100 milionë euro, duke u bërë kjo vetëm fillimi i transformimit të zonës.

Mes projekteve kryesore, Mexhiti përmendi:

Universiteti “Nënë Tereza”, investim prej 40 milionë euro, që do të bëjë kampusin më të madh dhe më modern në vend, duke pozicionuar Çairin si qendër akademike me rreth 20 mijë studentë të përfshirë në katër universitete.

Çarshia e Vjetër, investim prej 25 milionë euro, një restaurim i rëndësishëm për çarshin më të vjetër në Ballkan, që nuk ka parë rinovim që nga periudha osmane.

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup, projekti do të krijojë hapësirë parkimi për 800 vetura, duke e modernizuar dhe funksionalizuar zonën qendrore me një pamje si sheshi në Tiranë.

Mexhiti theksoi se për herë të parë Çairi po transformohet jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete dhe investime reale, që do ta vendosin këtë pjesë të Shkupit në epokën e zhvillimit dhe do ta forcojnë rolin e saj si qendër akademike, kulturore dhe historike.

sqShqip