Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve në lagjen Dyqanxhik, ka njoftuar për investimin më të madh që kjo lagje ka parë ndonjëherë, duke theksuar se transformimi i saj do të jetë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm urban.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Këtu jemi në inspektim të punimeve në lagjen e Dyqanxhikut, lagje kjo që ka afër 2 mijë banorë dhe ka filluar rekonstruimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, rrjet atmosferik i ri që vendoset për herë të parë, si dhe asfaltim i plotë i të gjitha rrugëve e rrugicave brenda lagjes. Projekti është në vlerë prej 2 milionë eurosh, të ndara nga Ministria e Ambientit Jetësor, me të cilën menaxhoj unë,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti ka shtuar se zhvillimi i lagjes po shoqërohet edhe me investime të tjera të rëndësishme për jetën publike dhe bizneset lokale.

“Këtu afër kemi edhe parkingun pranë Qendrës Konservatore, ku parkingu nëntokësor tashmë është hapur dhe ofron 70 vende të reja parkimi, në shërbim të bizneseve dhe të Çarshisë. Dyqanxhiku po përjeton një rilindje, një zhvillim siç nuk e ka parë asnjëherë më parë,” theksoi Mexhiti.

Në vazhdim, Mexhiti bëri të ditur se investimet do të prekin edhe arsimin.

“Afër këtu është shkolla fillore “Jashar Beu”, ku kemi pastruar oborrin dhe shumë shpejt do të fillojmë me ndërtimin e sallës së sportit. Me ndërtimin e kësaj salle, kjo shkollë do të jetë e dyta në komunën e Çairit që do të funksionojë në një ndërim dhe me mësim tërë ditor,” tha Mexhiti.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përmbylli inspektimin duke theksuar se Çairi po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban dhe social, ku çdo lagje do të ketë infrastrukturë moderne, hapësira publike funksionale dhe standarde më të larta jetese për qytetarët.

sqShqip