Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, informoi sot se laboratorë të akredituar janë angazhuar për të testuar mostrat e ajrit në Trubarevë, ku dje shpërtheu një zjarr katastrofik në një depo për mbeturina plastike, bateri dhe mbeturina elektronike. Mexhiti informoi se inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ishin në vendngjarje menjëherë pas fillimit të zjarrit, dhe mostrat e ajrit janë dërguar për testim në laboratorin Euromak Kontrol, i cili gjithashtu do të kryejë monitorim 24-orësh të lokacionit.
Ajri po testohet gjithashtu në Laboratorin Qendror të Ministrisë dhe në Njësinë e Mbrojtjes Atomike, Biologjike dhe Kimike të ARM-së. Ministri Mexhiti informoi se laboratori Ambicon në Universitetin Goce Dellçev ka matur cilësinë e ajrit në Trubarevë, dhe sot është instaluar një instrument stacioni për të monitoruar situatën. Mexhiti njoftoi se testet e tokës do të fillojnë gjithashtu në ditët në vijim.
“Objekti në Trubarevë posedon leje valide për menaxhimin e mbeturinave, e lëshuar nga Ministria në vitin 2021, me vlefshmëri deri në vitin 2031. Për transparencë të plotë, menjëherë u angazhuan laboratorë të akredituar për matjen e cilësisë së ajrit, si nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis, ashtu edhe nga trupa të jashtme të specializuara. Inspektorati Shtetëror për Mjedis, sapo mori informacionin për zjarrin në orën 13:30, u drejtua në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte shpërthyer në objektin që përdoret nga subjekti juridik F-Group, në Trubarevë. Gjatë mbikëqyrjes janë kryer matje nga laboratori i akredituar për mjedis “Euromak Control” nga Shkupi, dhe është vendosur matës 24 orësh për cilësinë e ajrit ambienal. Pastaj u bënë matje edhe nga Laboratori për Mjedis i Ministrise se Mjedisit, ndërsa në terren ishte edhe njësia speciale e ARM-së për ndotje radiobiologjike dhe kimike, e cila gjithashtu realizoi matje.Gjatë ditës së sotme, laboratori tjetër i akredituar për mjedis “AMBIKON” pranë Universitetit në Shtip, do të kryejë matje shtesë për 5 ditët e ardhshme me vendosje të instrumentit të veçantë stacionar. Është filluar edhe kontrolli administrativ-inspektues ndaj subjektit juridik, nga i cili do të merren të gjitha dokumentet e nevojshme. Pas përfundimit të procedurës inspektuese, të gjitha organet kompetente dhe opinioni do të informohen”, thotë Mexhiti.