“Pas 22 viteve kjo është hera e parë që Ali Ahmeti ende nuk ka dalë me konferencë për shtyp, pasi që është mbyllur një proces zgjedhor.” Kështu ka drklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një intervistë për “Euronews Albania”.
Sipas Mexhitit, heshtja e Ali Ahmetit flet më shumë se çdo deklaratë, sepse tregon krizën e thellë politike në të cilën është zhytur kampi opozitar pas disfatave të njëpasnjëshme.
“Pasi që i humbi zgjedhjet parlamentare, tash u deklasua në zgjedhjet lokale. Unë mendoj që dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto humbje. Është porosi e qartë që shqiptarët duan reforma, duan punë, programe, vizion dhe jo fjalë e retorikë boshe të Ali Ahmetit,” ka theksuar Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu ka shtuar se rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 19 Tetor janë dëshmi se qytetarët shqiptarë po i japin fund një epoke të stërzgjatur premtimesh boshe dhe po e mbështesin fuqishëm modelin e ri të koalicionit qeverisës VLEN, që sipas tij po sjell standarde të reja në politikë, transparencë dhe zhvillim real për komunat shqiptare.