Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton për avancimin e punimeve në rrugën “Avram Pisevski” në Gazi Babë, ku aktualisht po realizohet kyçja e zonës në rrjetin e ujësjellësit.

Në rrugën “Avram Pisevski” në Gazi Babë, puna ka nisur dhe po ecën me ritëm të duhur.

“Po e lidhim këtë zonë me rrjetin e ujësjellësit. Me këtë investim, mbi 40 amvisëri përfitojnë drejtpërdrejt. Ujë i sigurt. Kushte më të mira jetese. Ky është ndryshim që ndihet në çdo shtëpi. Pas kësaj faze, vjen hapi i radhës. Asfaltim i plotë i rrugës. Infrastrukturë moderne. Lëvizje më e lehtë. Kështu punojmë ne. Me projekte që japin rezultat. Me investime që prekin jetën e qytetarëve.

sqShqip