May 10, 2024
Maqedoni

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë deputetin shqiptar në Zvicër, Islam Aliaj

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, respektivisht, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami sot qëndrojnë në Zurich të Zvicrës, përcjell TV21. Nga LEN njoftojnë se ata kanë takuar deputetin e parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës, Islam Aliajn.

“Fillimisht liderët e Lidhjes uruan deputetin Aliaj për mandatin e fituar, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe personave me nevoja të veçanta në institucionin më të lartë të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e LEN.