Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Bajram Shabani” në lagjen Gazi Babë të Komunës së Çairit.

Projekti i mbështetur nga Ministria e Mjedisit ka për synim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Ky investim, me vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një gypi të ri me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues të amortizuar.

“Me këtë ndërhyrje eliminohen ndërprerjet e shpeshta dhe furnizimi i pamjaftueshëm, duke siguruar ujë të pijshëm me presion të përmirësuar përgjatë gjithë rrugës,” deklaroi Mexhiti gjatë takimit me banorët e lagjes.

Projekti realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe synon të garantojë qasje të vazhdueshme dhe cilësore në ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

sqShqip