Mexhiti i drejtohet votuesit të heshtur: Rri rahat, ka me u bo mirë!
Votuesi im i heshtur, çdo selam e mesazh që e ke dërgu, e kam pranu. Të kuptoj, s’ke nevojë me u shpreh publikisht për përkrahjen, e di edhe për kërcënimin për ty e për familjarin, me këtë porosi përmes një video spoti, lideri i LD-së, Izet Mexhiti i është drejtuar, siç e quan ai, votuesit të tij të heshtur.
Rri rahat, shprehet Mexhiti, shumë shpejt ka me u bo mirë.
“Ditën e votimit, vota juaj vlen shumë”, përfundon porosinë e tij, Mexhiti. Në video spot shpalosen porosi që supozohet të jenë nga ato votues të heshtur, e që sipas Mexhitit përballen me presione politike. Flaka Media