May 16, 2024
Maqedoni

Këshilli komunal i Tetovës vendos për uljen e çmimit të faturave të mbeturinave

Komuna e Tetovës ka vendosur për uljen e çmimeve të faturave të mbeturinave.

“Sot u zhvillua seanca e 31-të e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal ku u miratuan këto Propozim- Vendime:

• Vendim për ndryshim dhe plotësimin e Vendimit për miratimin e çmimores për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Tetovës,

• Propozim- Vendim per ndarjen e mjeteve financiare per mbulimin e humbjeve të NPK “Sharri”- Tetovë,

• Propozim- Vendim për fillimin me punë dhe kryerjen e veprimtarisë së Institucionit Publik Komunal për Fëmijë – çerdhja për fëmijë “Rinia”- Tetovë, në objektin e ri “Rilindja” me lokacion në rr. “Bllagoja Toska” në Komunën e Tetovës, në kuadër të Institucionit Publik Komunal për Fëmijë – çerdhja “Rinia”- Tetovë.

Ashtu siç paralajmëruam, sot në këshillin komunal u votua ulja e çmimit të shërbimeve komunale!” – thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës. /tvklan.mk/