Gurorja në Straçincë nuk do të hapet! Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i mjedisit Izet Mexhiti, nëpërmjet një statusi në Facebook bëri të ditur se ka dhënë vendim negativ për kërkesën e hapjes së gurores. Hapi i radhës, siç shton, është anulimi përfundimtar i koncesionit, që do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Prej kohësh kam ndjekur shqetësimet e tyre dhe i kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha raportet dhe analizat e institucioneve kompetente. Ato treguan qartë se aktiviteti i gurores do të sillte pasoja të rënda, si rrezikun nga vërshimet dhe dëmtimin e rëndë të shëndetit e jetesës së banorëve. Për këtë arsye, vendimi im është i prerë: GURORJA NUK DO TË HAPET”, tha Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Banorët e Straçincës përshëndesin këtë vendim dha presin që të bëhet realitet edhe marrja e tërësishme e koncesionit. Për këtë kanë dërguar peticion deri te Ministria e Mjedisit

sqShqip