Maqedoni

Mexhiti-Geer: Mbështetja e BE-së, shumë e rëndësishme për shëndetësinë

Ministri i shëndetsisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Europian në vend duke e falenderuar për mbështetjen e BE-së gjatë periudhës së pandemisë në përballjen me COVID, shkruan Top24

“Prioritetet dhe vizioni për realizimin e projekteve të ardhshme në fushën e shëndetësisë, ishin në fokus të takimit të sotëm me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.
Shpreha mirënjohjen e madhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja në përballjen me COVID. Mbështetja e përgjithshme e përkthyer në projekte do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe monitorimin e tendencave evropiane në trajtimin e pacientëve.” shkruan Mexhiti.