May 14, 2024
Maqedoni

Mexhiti: Fronti opozitar do të ketë kandidatin shqiptar për president, do dalim edhe me lista të përbashkëta

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se opozita shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të del me kandidat të përbashkët për president si dhe me lista të përbashkëta për zgjedhjet parlamentare.

“Cili do jetë ai do të shohim, po bëhen analiza, a do të jetë brenda strukturave a do të jetë ekspert i fushës, intelektual i pavarur. Sepse ne opozitën nuk e kemi mbyllur, është një front opozitar në të cilin vend jo vetëm për këto tre subjekte. I bëjmë ftesë edhe subjekteve tjera, organizatave qytetare, intelektualëve të pavarur, sepse mendoj që situata është e rëndë dhe kërkon një përkushtim dhe front më të gjërë”, ka deklaruar Mexhiti.