Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti lidhur me kampusin e ri të UNT-së tha se shuma do të rritet ndoshta edhe deri në 60 milionë euro, pasi bëhet fjalë për një kampus modern, duke filluar nga amfiteatrot deri te pishina dhe salla sportive me gjitha elementet që posedon.
“Është një prokurim kornizë i cili nuk parasheh ta ketë buxhetin aty për aty, apo të hapet prokurimi, mjafton një pjesë e shumës, por është garanci e qeverisë për t’i qëndruar mbrapa këtij projekti”, ka thënë ai.
Investimi mund të shkojë deri në 60 milionë euro
Çështja për UNT-në sipas tij, është shumë më e vjetër, atëherë kur është projektuar shuma e ndërtimit ka qenë krejtësisht ndryshe dhe mirë që ndryshon.
“Investimi mund të shkojë deri në 60 milionë euro, me shumë përgjegjësi e them se është investimi më i madh në arsimin shqip prej se ekziston Maqedonia, qoftë ajo e komunizmit, apo pluraliste, pra nuk njeh kësi investimi në arsimin shqip. E dyta, pasi nuk shihen mjetet, është zgjedh një procedurë prokurimi kornizë dhe nuk është e obligueshme të parashikohen fondet, por ashtu si lëviz puna ashtu e mbështet qeveria dhe ajo është garanci për këtë”, ka thënë Mexhiti.
Mexhiti për akuzat e BDI-së: Nuk i kanë mirë matematikat, ta tejkalojnë veten
Lidhur me akuzat e BDI- Çair se projekti për kampusin e UNT-në mund të zgjas, njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhit me përgjigje se opozita e ka gabim dhe se në raste të këtilla me peshë historike, duhet ta tejkalojnë veten.
“Unë e kuptoj që opozita edhe duhet të kritikojë, por ndonjëherë duhet të dalin nga vetja, sepse nuk janë në vijë të detyrës. Në raste të këtilla kur ndodhë investim historik, më i madhi në arsimin shqip në këto raste opozita duhet të tejkalojë veten dhe të thonë se kjo është punë e mirë, mund ta kritikojnë VLEN-in për këtë apo atë, por për këtë rast është dashur të dalin nga vetja, sepse kjo kontribuon në arsimin shqip”, ka thënë Mexhiti në intervistën për Alsat-M.
Shton, se akuzat e tyre madje nuk mbajnë aspak.
“Kjo nuk mban, nuk i kanë mirë matematikat”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.

