Komuna e Çairit po e vendos barazinë dhe dinjitetin njerëzor në qendër të politikave të saj. Një nga shtyllat kryesore të programit tonë është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara përmes politikave afatgjata në arsim, shëndetësi, transport dhe hapësira publike, deklaroi kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Do të krijohen edhe programe për punësim dhe trajnim në sektorin publik, si dhe mbështetje për ndërmarrjet sociale dhe nismat komunitare që nxisin pavarësinë ekonomike.

Për ta kthyer këtë angazhim në veprim, në kabinetin komunal timin i është bashkuar z. Qamuran Ismaili si këshilltar, për të sjellë zërin dhe përvojën e një komuniteti që meriton të dëgjohet”, theksoi Mexhiti.

“Çairi është shembull i komunës që bashkon, fuqizon dhe respekton çdo qytetar!”, shtoi Mexhiti.

sqShqip