Publikisht i pyes Osmanin dhe Ahmetin të përgjigjen a do të bëjnë qeveri me “albanofobin” Mickoski, pyet Izet Mexhiti, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga VLEN-i.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Tërë kohën qëndrojnë para derës dhe me të cilin dëshironin të bëjnë qeveri? Pikërisht me Mickoskin. Publikisht i pyes nëse do të ndalen apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para derës së VMRO-DPMNE-së dhe para Mickoskit që ta lusin, edhe pa kryetar të Kuvendit, me më pak ministra, siç thonë edhe partnerët e tyre, të cilët më nuk janë me ta. Do të thotë, a do të bëjnë qeveri me ‘albanofobin’ Mickoski, në këtë duhet të përgjigjen publikisht”, tha Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp.

Kryetari i VMRO- DPMNE-së dhe kryeministri Hristijan Mickoski dje nga tubimi në Negotinë dërgoi porosi deri te udhëheqësia e BDI-së se “nuk është albanofob, siç thonë ata, por se është kriminalofob, i cili i përçmon kriminelët politikë, të cilët në politikë hynë të varfër, ndërkaq dolën milionerë dhe u pasuruan në kurriz të qytetarëve”.

“Në çdo tubim i dëgjoj nga kryesia e BDI-së, si më quajnë të këtillë, të atillë, përmendin shqiponja, lepuj e në fund më quajtën edhe albanofob. Ja, unë që këtu nga Negotina, do të doja t’u përgjigjem, do të doja edhe atyre t’u përgjigjem. Unë nuk jam albanofob, as çfarëdo lloj njeriu i cili është ksenofob dhe i cili ka probleme me përkatësinë etnike të cilit do bashkëqytetari në atdheun tonë të përbashkët, Maqedoni”, tha Mickoski.

sqShqip