May 3, 2024
Maqedoni

Mësuesja Semine Selami mes sakrificave dhe dashurisë për nxënësit

Puna për mua fillon 5 e 30 e deri në ora 15 kur kthehem në shtëpi është lodhje po ja dalim disi”, deklaroi Semine Selami, mësimdhënëse.

Kështu nis rrëfimin e saj mësuesja nga Saraji, Semine Selami e cila tashmë 17 vjet kryen profesionin e mësuesisë në fshatrat e Karshiakës. Ajo thotë se kurrë nuk u dorëzua nga kjo detyrë pavarësisht vështirësive që kishte përballë për të mbërritur në shkollat e fshatrave malore. Çdo sakrificë që e kaloi, mësuesja Selami tha se e bëri nga dashuria për nxënësit dhe profesioni i shenjtë.

“Kam mendu ta lë por kur I kam menduar nxënësit sërish e kam marrë forcën me ardhur në punë. Prej në Saraj udhëtoj deri në qendrën e transportit, pastaj me 67 vij deri këtu në Zelenikovë, pastaj me kolegët që më presin vijmë në punë. Kemi ardhur në këmbë edhe jemi kthyer në këmbë me kolegët, shkaku I borës dhe shkaku I fëmijëve të mos ngelin pa mësim, kemi sakrifikuar edhe në ato mënyra. Sa keni udhëtuar në këmbë. Këtu të ecësh në këmbë është dy orë, prej fshatit deri në Zelenikovë. Na janë lagur këmbët por i kemi përballu”, u shpreh Semine Selami, mësimdhënëse.

Përveç vështirësive në rrugë, mësuesja Selami tha se shpesh herë janë ballafaquar edhe me mungesë të kushteve për mësim, posaçërisht kur bëhet fjalë për zbatimin e konceptit të ri mësimor.

“Siç e shihni me tabelë jemi, vetëm këtë tabelën e gjelbër e kemi. Kushte tv tjera nuk ka, tabelë elektronike, kompjuter nuk kemi në shkollë. Ditarin elektronik a e plotësoni? Po, e plotësoj? Ku e plotësoni? Pasiqë këtu nuk ka internet e plotësoj në shtëpi”, theksoi Semine Selami, mësimdhënëse.

7 Marsi, dita e mësuesit dhe arsimit shqip edhe këtë vit u shënua në shkolla pa infrastrukturë të duhur për mësim, mos zbatim të reformave, mungesë të teksteve mësimore e madje edhe humbje të cilësisë së mësimit. Edhe mësimdhënësit janë të pakënaqur me vlerësimin ndaj tyre, posaçërisht të revoltuar për mos zbatimin e Marrëveshjes se re kolektive që përveç harmonizimit të pagave mbetet e pa paguar edhe pagesa shtesë për transportin e mësimdhënësve të cilët punojnë mbi 2.5 kilometra larg vendbanimit të tyre. /Alsat.mk