Në Manastir, aty ku u vulos identiteti ynë gjuhësor dhe historik, u mbajt Tribuna Shkencore kushtuar Alfabetit Shqiptar – një ngjarje e rëndësishme mbarëkombëtare që mblodhi studiues, ambasadorë, ministra, deputetë, gjuhëtarë, historianë e pedagogë nga gjithë hapësira shqiptare.
Në këtë aktivitet të nivelit të lartë kulturor e shkencor, shkolla “Daut Bogujevci” u përfaqësua denjësisht nga mësuesja Sebaha Sopjani, shkruan AlbanianEducation.net.
Në fjalën e saj, mësuesja Sopjani theksoi rëndësinë e punës me nxënësit përmes Abetares së Përbashkët, duke nënvizuar vlerat pedagogjike dhe qasjen bashkëkohore që kjo abetare sjell në formimin e brezave të rinj.
Ajo solli para të pranishmëve përvojat praktike nga klasat e shkollës sonë, duke theksuar se ky projekt është një urë që na lidh, na unifikon dhe na forcon si komb.

