May 9, 2024
Kosovë

Merdare, mërgimtarët grushtohen me policinë, arsye kolona

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku disa mërgimtarë kanë grushtuar zyrtarët policorë, raporton Express.

Sipas raportimeve, arsyeja e rrahjes ka qenë tejkalimi i kolonës. Në pamjet e publikuara dëgjohen bërtima.

Nga Policia e Kosovës ende nuk janë deklaruar për rastin.