May 4, 2024
Maqedoni

Mëngjesi me mjegull, gjatë ditës mot me diell

Sot gjatë paradites do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina, sidomos në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në orët e paradites. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë.