Anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH- Sela, Remzi Memedi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili sot tha se “më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit brenda saj”, shkruan gazeta KOHA.
Memedi e ka cilësuar këtë qëndrim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet themelore mbi të cilat funksionon shteti multietnik.
“Të mbyllim Parlamentin?! Kryetari i Gjykatës Kushtetuese kishte deklaruar që më mirë është të mbyllet Gjykata Kushtetuese se sa të vendoset mekanizmi i Badenterit brenda saj. Me këtë logjikë se si ka funksionuar e funksionon kjo gjykatë në kohë të ndryshme dhe për çështje të ndieshme që janë themeltare për RMV, i bie që nëse Kushtetuesja nuk funksion me parimin e Badenterit, atëherë duhet të mbyllet Parlamenti, nëse jo gjykata!”, ka reaguar Memedi. (koha.mk)

