May 4, 2024
Shqipëri

Meloni reagon sërish për marrëveshjen me Ramën për emigrantët

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, thotë se marrëveshja me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika është e dobishme dhe inovatore.

Meloni shpjegon se ajo mund të “përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, njoftojnë mediat italiane.

“Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedenta”, theksoi ajo.